Rusia paralajmëron ndërprerjen e marrëdhënieve me Amerikën
Duke patur parasysh vazhdimin e politikave armiqësore të Amerikës kundër Rusisë dhe kërcënimet e Uashingtoni për ta prezantuar Rusinë si një vend që mbështet terrorizmin, moska ka parlajmëruar se në rast të një vendimi të këtillë, ekziston mundësia që marrëdhëniet mes dy vendeve të futen në një udhë pa krye dhe gjithashtu ekziston mundësia e ndërprerjes së tyre.
Aleksandër Darciov, kreu I sektorit të Amerikës së veriut në Ministrinë e Jashtme të Rusisë ka thënë: Nëse Senati amerikan merr vendim ta prezantojë Rusinë si një vend që mbështet terrorizmin, atëherë kjo do të dëmtojë rëndë marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve dhe mund të çojë në ndërprerjen e tyre. Amerika prej vitesh po e përdor çështjen e terrorizmit si një mjet dhe një levë për të ushtruar presione ndaj vendeve dhe personave të tjerë me qëllim që të realizojë politikat e saj të jashtme. Me anë të kësaj leve aktualisht Amerika po përpiqet të ushtrojë presion mbi Rusinë për shkak të luftës në Ukrainë, dhe kjo do të thotë se Uashingtoni po futet në një fazë të re për ta quajtur Rusinë si një vend që mbështet terrorizmin. Kjo do të krijojë kushte për të vendosur më shumë sanksione ndaj Rusisë. Në këtë kuadër anëtarët e kongresit amerikan, nga Departamenti amerikan i shtetit kanë kërkuar ta quajë Rusinë si një vend mbështetës i terrorizmit për shkak të veprimeve të Moskës në vende si Çeçenia, Gjeorgjia, Siria dhe Ukraina. Që nga nisja e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, marrëdhëniet mes Rusisë dhe perëndimit janë tensionuar shumë. Në këtë mes marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit janë errësuar dhe ulur në nivelin më të ulët të mundshëm. Kremlini ka paralajmëruar shumë herë perëndimit dhe në veçanti Amerikën për pasojat e dërgimit të armatimeve në Ukrainë. Ai dërgimin e këtyre armëve dhe veprimet e Uashingtonit i konsideron fakte për përshkallëzimin e luftës në Ukrainë. Kjo është në një kohë kur Amerika dhe aleatët e saj, kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin mbështetje financiare dhe me armatime për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë. Megjithë përpjekjet dhe mbështetjen e vendeve perëndimore dhe përkundër parashikimeve të tyre, Rusia vazhdon të ketë epërsi në luftën që po zhvillohet në Ukrainë dhe çdo veprimi i perëndimi si vendosja e sanksioneve të rënda politike dhe ekonomike kundër Rusisë, nuk e kanë detyruar Moskën që të tërhiqet nga qëndrimi i saj kundrejt Ukrainës. Ndërkohë sanksionet e perëndimit në sektorin e energjisë, kanë lënë ndikim të ndërsjellë duke ndikuar rëndë tek ekonomia e Evropës. Sigurisht në Amerikë gjendja e karburantit dhe çmimet e saj janë edhe më të rënda. Megjithatë autoritetet amerikane vazhdojnë politikën e tyre kundër Rusisë dhe duke propozuar që Rusia të prezantohet si një vend mbështetës i terrorizmit ata kërkojnë të ushtrojnë edhe më shumë presione mbi Moskën. Në këto kushte John Sullivian, ambasador i Amerikës në Rusisë ka thënë: Ne kurrë nuk mund të ndërpresim lidhjet në formë të plotë. Nuk mund të ndërpresim marrëdhëniet midis dy vendeve dhe të mos kemi bisedime dhe negociata. Është më mirë që përfaqësuesit e të dy vendeve në OKB dhe në KS të kësaj organizate të diskutojnë dhe të gjejnë një zgjidhje. Megjithë mosmarrëveshje është e nevojshme që Amerika dhe Rusia të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre. Përpjekjet e Senatit amerikan për të ushtruar presione ndaj Rusisë bëhen në kohën kur autoritetet e Shtëpisë së Bardhë thonë se një veprim i këtillë mund të ketë ndikim të ndërsjellë dhe mund të mos ketë asnjë ndikim tek Rusisë. Ndërkohë autoritetet e Rusisë kanë deklaruar se në rast se Rusia prezantohet si një qeveri mbështetëse e terrorizmit, kjo do të thotë futje në një rrugë pa krye.