Sulm me makinë në kompleksin e Kongresit të SHBA
Policia amerikane njoftoi një sulm me makinë në ambientet e Kongresit në Uashington, kryeqyteti i këtij vendi.
Sipas Associated Press, policia amerikane njoftoi se një burrë kreu vetëvrasje, pasi përplasi makinën e tij në barriera pranë ambienteve të ndërtesës së Kapitolit në Uashington. Identiteti apo motivi i autorit të këtij sulmi me makinë ende nuk është përcaktuar dhe sipas policisë amerikane ai ka kryer vetëvrasje kur janë afruar oficerët e policisë. Ky incident përkon me situatën ku forcat e sigurisë amerikane po përballen me një numër në rritje kërcënimesh dhe autoritetet e vendit paralajmërojnë për sulme të mundshme të dhunshme ndaj ndërtesave qeveritare, sidomos pas bastisjes së Policisë Federale të SHBA (FBI) në rezidencën e ish-presidentit Donald Trump.