Gusht 17, 2022 08:55 Europe/Tirane
  • Zemërimi i kancelarit gjerman kundër deklaratave anti-izraelite të Mahmud Abbas

Kritikat e Presidentit të Autoritetit Palestinez ndaj regjimit sionist e mërzitën kancelarin gjerman.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB nga Berlini, Mahmoud Abbas në një konferencë të përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Schultz tha: Që nga viti 1947, Izraeli ka kryer 50 masakra në 50 vende palestineze.  Ai i cilësoi këto krime të regjimit sionist si Holokaust. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari, Mahmud Abbas tha: Izraeli vret çdo ditë njerëz nga Palestina. Kancelari gjerman Olaf Schultz i ndoqi këto fjalë të Mahmud Abbas me një shprehje të mërzitur dhe zëdhënësi i tij përfundoi konferencën për shtyp menjëherë pas përgjigjes së Abasit dhe tha: Schultz është i zemëruar me deklaratat e Abasit. Olaf Shults më parë kritikoi edhe deklaratat e kreut të Autoritetit Palestinez, i cili e quajti regjimin sionist një regjim aparteid dhe tha: Për të qenë i qartë, nuk e pranoj fjalën aparteid dhe nuk mendoj se kjo fjalë e përshkruan saktë situatën. Mahmoud Abbas mbrëmjen e së hënës mbërriti në Gjermani për një vizitë zyrtare.

Tags