Mbi 35.000 raste të lisë së majmunëve në botë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i131050-mbi_35.000_raste_të_lisë_së_majmunëve_në_botë
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom. Gebrejesus deklaroi sot se më shumë se 35 mijë raste të lisë së majmunëve janë regjistruar në 92 vende dhe territore në botë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 17, 2022 20:20 Europe/Tirane
  • Mbi 35.000 raste të lisë së majmunëve në botë

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom. Gebrejesus deklaroi sot se më shumë se 35 mijë raste të lisë së majmunëve janë regjistruar në 92 vende dhe territore në botë.

“Më shumë se 35.000 raste të lisë së majmunëve janë raportuar në OBSH nga 92 vende dhe territore me 12 vdekje”, tha ai në një konferencë për media. Siç tha ai, javën e kaluar janë raportuar afër 7.500 raste të lisë së majmunëve, që është një rritje prej 20 për qind krahasuar me javën e kaluar.