Rusia dislokon tre avionë luftarakë në Kaliningrad
Ushtria ruse ka zhvendosur tre avionë luftarakë të pajisur me raketa hipersonike me aftësi bërthamore në enklavën e Kaliningradit në brigjet e Detit Baltik, me qëllim që të jenë në "detyrë luftarake gjatë gjithë kohës", sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi planin e ri në një deklaratë të enjten dhe tha se "tre avionë Mig-31 me raketa hipersonike Kinzhal u zhvendosën në aeroportin Chkalovsk në rajonin e Kaliningradit". Presidenti Vladimir Putin thotë se raketa Kinzhal është "një armë ideale". Ajo fluturon 10 herë më shpejt se shpejtësia e zërit, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë kapjen nga sistemet e mbrojtjes raketore. Qyteti i Kaliningradit, i cili i përket plotësisht Rusisë, ndodhet midis anëtarëve të BE-së dhe NATO-s, Lituanisë dhe Polonisë. Të dy vendet kanë marrë anën e Kievit në luftën në Ukrainë. Rusia ka qenë në një mosmarrëveshje me Lituaninë që kur Vilniusi ndaloi tranzitin hekurudhor të mallrave nga Rusia kontinentale në Kaliningrad. Kaliningradi u nda nga pjesa kontinentale e Rusisë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, kur Lituania mori statusin e saj të pavarësisë në 1990.