Rusia përdori tre herë raketat hipersonike Kinzhal
https://parstoday.ir/sq/news/world-i131228-rusia_përdori_tre_herë_raketat_hipersonike_kinzhal
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se forcat ushtarake të vendit në luftën në Ukrainë kanë përdorur tre herë raketa hipersonike Kinzhal.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 22, 2022 07:41 Europe/Tirane
  • Rusia përdori tre herë raketat hipersonike Kinzhal

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se forcat ushtarake të vendit në luftën në Ukrainë kanë përdorur tre herë raketa hipersonike Kinzhal.

Raketat hipersonike Kinzhal janë pjesë e një pakete të re armësh ruse të prezantuara nga Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një fjalimi në vitin 2018.  Putin i quajti këto raketa "të pathyeshme" dhe tha se ato mund të synojnë çdo pjesë të botës duke i shpëtuar mburojave raketore të bëra nga Shtetet e Bashkuara. Sipas Reuters, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu në një intervistë televizive të dielën tha: “Deri më tani, kemi përdorur tre herë raketat hipersonike Kinzhal gjatë operacioneve speciale ushtarake në Ukrainë dhe në të tre rastet kemi marrë rezultate të favorshme. Shoigu shtoi gjithashtu se asnjë raketë në botë nuk ka karakteristikat e Kinzhal.  Ky lajm publikohet ndërsa ushtria ruse për herë të parë më 19 mars 2022 konfirmoi përdorimin e raketave hipersonike Kinzhal në luftën e Ukrainës.  Në atë kohë, raketat ruse shënjestruan dhe shkatërruan një depo nëntokësore që përmbante armë ushtarake në Ukrainë.   Pas publikimit të këtij lajmi nga qeveria e Moskës, edhe zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës konfirmuan lëshimin e raketave hipersonike në drejtim të Ukrainës dhe thanë se Rusia dëshiron t'u dërgojë një mesazh vendeve perëndimore për aftësitë e saj ushtarake.