Ushtarët britanikë duhet të jenë gati për luftë me Rusinë
Një komandant i lartë ushtarak i ushtrisë britanike ka bërë thirrje për përgatitjen e forcave ushtarake të vendit të tij për një luftë të mundshme me Rusinë.
Sipas kanalit televiziv Russia Today, Paul Carney, oficer i lartë i ushtrisë britanike, duke publikuar një artikull, u ka kërkuar forcave ushtarake të vendit të tij që të jenë gati për luftë me Rusinë. Ky komandant i lartë ushtarak i ushtrisë britanike, i cili shprehu mendimin e tij në revistën e ushtrisë, në lidhje me përgatitjen e forcave ushtarake britanike tha: "Ushtarët britanikë duhet të jenë gati për luftë me Rusinë dhe ata duhet të informojnë familjet e tyre për këtë çështje". Carney tha gjithashtu se ushtria britanike është duke u formatizuar për t'u përballur me kërcënimin rus dhe është e pajisur mirë për të luajtur rolin e saj në parandalimin e një lufte të ardhshme në Evropë. Që nga fillimi i operacioneve ushtarake ruse në Ukrainë, Britania i ka dhënë Ukrainës një ndihmë ushtarake prej 2.3 miliardë paund (2.7 miliardë dollarë). Forcat britanike aktualisht po trajnojnë forcat ukrainase në Londër dhe agjencitë e inteligjencës së Britanisë thuhet se po ndajnë informacione me homologët e tyre ukrainas. Britania është anëtare e aleancës së NATO-s dhe nëse do të përfshihet në një luftë të hapur me Rusinë, 29 vende të tjera anëtare të këtij blloku, përfshirë Shtetet e Bashkuara, do të detyrohen të hyjnë në konflikt.