Zelensky: Ne nuk jemi gati të negociojmë një armëpushim me Rusinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i131304-zelensky_ne_nuk_jemi_gati_të_negociojmë_një_armëpushim_me_rusinë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke deklaruar se nuk është i gatshëm të negociojë me Rusinë në lidhje me një armëpushim, paralajmëroi Moskën për një përgjigje të fortë në rast të sulmeve në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 24, 2022 02:32 Europe/Tirane
  • Zelensky: Ne nuk jemi gati të negociojmë një armëpushim me Rusinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke deklaruar se nuk është i gatshëm të negociojë me Rusinë në lidhje me një armëpushim, paralajmëroi Moskën për një përgjigje të fortë në rast të sulmeve në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.

Sipas Associated Press, Zelensky në një konferencë shtypi me presidentin polak Andrzej Duda shtoi: "Ne nuk duam të përsërisim përvojën negative të Marrëveshjeve të Minskut, që çuan në humbjen e një pjese të vendit tonë". Zelensky në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare për Krimenë gjithashtu tha: "Çlirimi i Krimesë është i nevojshëm dhe Kievi do të rivendosë sovranitetin e Ukrainës mbi këtë rajon të aneksuar nga Rusia". Presidenti polak Andrzej Duda, i cili është takuar me Zelensky pesë herë këtë vit, bëri thirrje për t'i dhënë fund okupimit të Krimesë dhe u kërkoi udhëheqësve botërorë të mos mbyllin sytë ndaj agresionit të Rusisë. Flota ruse e Detit të Zi është e vendosur në Krime dhe ushtria e saj përdor gadishullin si bazë për sulmet me raketa ndaj objektivave brenda Ukrainës. Që nga fillimi i luftës ruso-ukrainase (24 shkurt), janë zhvilluar disa raunde negociatash ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase në nivele të ndryshme, të cilat nuk kanë çuar në një armëpushim gjithëpërfshirës.