Ukraina feston pavarësinë/ Zelensky: Do rimarrim Krimenë!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i131324-ukraina_feston_pavarësinë_zelensky_do_rimarrim_krimenë!
Ukrainë festoi Ditën e Pavarësisë sot në 24 gusht, saktësisht 6 muaj pas fillimit të agresionit rus në 24 shkurt të këtij viti.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 24, 2022 15:44 Europe/Tirane
  • Ukraina feston pavarësinë/ Zelensky: Do rimarrim Krimenë!

Ukrainë festoi Ditën e Pavarësisë sot në 24 gusht, saktësisht 6 muaj pas fillimit të agresionit rus në 24 shkurt të këtij viti.

U vendos që eventi të shënohej me një ceremoni të heshtur në Kiev, nga frika e shenjestrimit të turmave nga sulmet ruse, sidomos pas vrasjes së vajzës së këshilltarit kryesor të Vladimir Putinit, Aleksandër Dugin, për të cilën Moska fajësoi shërbimin sekret ukrainas. Presidenti Volodimyr Zelensky u shfaq sfidues në fjalimin e tij dhe u zotua se rusëve nuk do t`u bëhet asnjë lëshim apo kompromis. Ai deklaroi: "Nuk na intereson se çfarë ushtrie keni ju, na intereson toka jonë. Kemi 6 muaj që rezistojmë. Çfarë do të sjellë fundi i kësaj lufte për ne? Dikur thonim paqe, tani themi fitore. Çdo ditë e re është arsye që të mos heqim dorë. Do të rimarim Donbasin e Krimenë, sado e vështirë që të jetë. Për ne, Ukrainë është e gjithë Ukraina, të 25 rajonet, pa asnjë lëshim". Ndërsa Presidenti rus, Vladimir Putin, vazhdon ta quajë luftën një “operacion special ushtarak” për të denazifikuar dhe çmilitarizuar Ukrainën.