DASH konfirmon vdekjen e amerikanit të tretë në luftën e Ukrainës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i131408-dash_konfirmon_vdekjen_e_amerikanit_të_tretë_në_luftën_e_ukrainës
Një shtetas amerikan vdiq së fundmi në Ukrainë. Kështu ka konfirmuar një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 27, 2022 15:09 Europe/Tirane
  • DASH konfirmon vdekjen e amerikanit të tretë në luftën e Ukrainës

Një shtetas amerikan vdiq së fundmi në Ukrainë. Kështu ka konfirmuar një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Ai ka shtuar se zyrtarët janë në kontakt me familjen dhe po ofrojnë ndihmë konsullore. “Ne ritheksojmë se qytetarët amerikanë nuk duhet të udhëtojnë në Ukrainë për shkak të konfliktit aktiv të armatosur dhe arrestimit të qytetarëve amerikanë në Ukrainë nga zyrtarët e sigurisë së qeverisë ruse”, tha zyrtari amerikan. Gjithashtu ai bëri sërish thirrje se qytetarët amerikanë duhet të largohen menjëherë nëse janë të sigurt për ta bërë këtë duke përdorur çdo mjet. Ky është të paktën shtetasi i tretë amerikan që vdes në shtetin ukrainas. Stephen Zabierslki u vra në muajin maj dhe veterani i Marinës, Willy Cancel u vra në muajin prill, raporton CNN. Ndërkohë, dy vullnetarë amerikanë që luftojnë për Ukrainën janë arrestuar nga separatistët e mbështetur nga Rusia në Donetsk.