Nisja e raketës më të fuqishme hapësinore në botë
Organizata Amerikane Ajrore dhe Hapësinore (NASA) njoftoi shtyrjen e lëshimit në Hënë të raketës më të fuqishme hapësinore në botë.
Problemet teknik kanë anuluar nisjen e raketës së fuqishme të NASA-s, Space Launch System, SLS, që përbën bazën e projektit Artemis, qëllimi i të cilit është nisja e një epoke të re eksplorimi të satelitit të vetëm natyror të Tokës. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, raketa e re e Organizatës Amerikane Ajrore dhe Hapësinore (NASA), e cila konsiderohet raketa më e fuqishme hapësinore në botë, do të lëshohet nga Qendra Hapësinore Kennedy në shtetin e Floridës dhe do të shkojë në hënë. Misioni hapësinor Artemis 1, i cili ka qenë në punë për një dekadë, është planifikuar të zgjasë gjashtë javë në hapësirë. Më shumë se 50 vjet pas misionit të fundit Apollo, agjencia amerikane e hapësirës po planifikon të dërgojë sërish njerëz në sipërfaqen e Hënës pas një mungese. Pas një mungese atje prej 5 dekadash, raketa po pritej të nisej nga qendra hapësinore Kennedy me detyrën të lëshonte një kapsulë prove, të quajtur Orion në orbitën hënore mbi një bazë testimi për të siguruar që mund të garantojë një udhëtim të sigurt për astronautët që duan të ecin në Hënë. Rezervuari i karburantit të kësaj rakete është i mbushur me tre milionë litra hidrogjen dhe oksigjen të lëngshëm.