Riaktivizimi i reaktorëve bërthamorë në Francë
Kryeministrja franceze njoftoi riaktivizimin e reaktorëve bërthamorë në Francë. Në muajt e fundit, Evropa është përballur me një rritje dramatike të çmimeve të gazit për shkak të krizës së karburanteve të shkaktuar nga sanksionet kundër Rusisë.
Shumë vende evropiane po kërkojnë alternativa të mundshme ndaj gazit rus. Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, kryeministrja franceze Elizabeth Bourne në një takim kabinetit tha: "Për të parandaluar mungesën e energjisë elektrike në dimër, ne kemi nevojë urgjente të riaktivizojmë reaktorët bërthamorë që janë mbyllur më parë". Kryeministrja franceze theksoi se duke pasur parasysh se flota jonë e centraleve bërthamore po përballet me shumë probleme, nëse nuk ka zëvendësim të menjëhershëm për furnizimin me gaz nga Rusia, riaktivizimi i reaktorëve bërthamorë është i paevitueshëm për ne. Franca javën e kaluar riaktivizoi katër nga 12 reaktorët e saj bërthamorë që ishin mbyllur më parë, mes shqetësimeve në rritje për furnizimet me energji në stinën e dimrit. Në fillim të këtij viti, presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje për ndërtimin e 14 reaktorëve të rinj bërthamorë për të distancuar energjinë e vendit nga lëndët djegëse fosile. Ndërkohë, me afrimin e sezonit të dimrit dhe rritjen e çmimit të energjisë, ministrat e energjisë të vendeve anëtare të BE-së do të zhvillojnë bisedime urgjente në Bruksel më 9 shtator.