Fillon stërvitja e madhe e Rusisë dhe aleatëve të saj
Stërvitja e madhe ushtarake ruse e quajtur "Vostok-2022" do të nisë sot me pjesëmarrjen e më shumë se 50 mijë ushtarëve nga vende të ndryshme, përfshirë Forcat Ajrore dhe Detare Kineze.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, stërvitja e madhe ushtarake ruse e quajtur "Vostok-2022" do të nisë të enjten e kësaj jave me pjesëmarrjen e më shumë se 50 mijë ushtarëve nga Rusia dhe vende të ndryshme aleate të saj. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se në këtë stërvitje janë të pranishme ushtritë e Republikës së Azerbajxhanit, Algjerisë, Armenisë, Bjellorusisë, Indisë, Kazakistanit, Kirgizistanit, Kinës, Laosit, Nikaraguas, Sirisë dhe Taxhikistanit. Gazeta e përjavshme “Newsweek” ka shkruar se në rrjetet sociale kineze është publikuar një video, e cila tregon se ushtarët e ushtrisë kineze duke hyrë në Rusi me tren. Në këto imazhe mund të shihen edhe rreshta automjetesh të blinduara dhe kamionë ushtarakë kinezë. Stërvitja "Vostok-2022" do të mbahet nga 1 deri më 7 shtator. Në këtë stërvitje marrin pjesë qindra pajisje ushtarake, 140 avionë luftarakë dhe 60 kryqëzorë dhe luftanije. Ministria e Mbrojtjes e Kinës, duke iu referuar luftës së Rusisë me Ukrainën, duke konfirmuar pjesëmarrjen e forcave të saj, njoftoi se këto stërvitje në asnjë mënyrë nuk kanë lidhje me situatën aktuale ndërkombëtare dhe rajonale. Zëdhënësi i Forcave të Armatosura Kineze deklaroi në këtë kontekst se pjesëmarrja e Kinës në stërvitjen "Vostok-2022" synon zhvillimin e bashkëpunimit me ushtritë e vendeve pjesëmarrëse dhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit strategjik.