Vdes Mikhail Gorbaçov–lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik
Mikhail Gorbaçov, presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik, ka vdekur në Moskë në moshën 92-vjeçare, sipas deklaratave zyrtare.
Gorbaçov, sundimi i trazuar i të cilit lidhej me termat perestrojka dhe glasnost (reformë dhe hapje) vdiq pas një sëmundjeje të gjatë, njoftuan agjencitë shtetërore ruse të lajmeve. “Mikhail Sergejevich Gorbaçov vdiq këtë mbrëmje pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë”, njoftoi të martën Spitali Klinik Qendror i Moskës. Pasi u bë sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste Sovjetike në vitin 1985, vetëm 54 vjeç, ai kishte vendosur të rigjallëronte sistemin duke futur liri të kufizuara politike dhe ekonomike, por reformat e tij dolën jashtë kontrollit. Gorbaçovi, presidenti i fundit sovjetik, lidhi marrëveshje për reduktimin e armëve me Shtetet e Bashkuara dhe partneritete me fuqitë perëndimore për të hequr perden e hekurt që kishte ndarë Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore dhe për të sjellë ribashkimin e Gjermanisë. Në 1 janar të vitit 1989, Imam Khomeini iu drejtua Mikhail Gorbaçovit në një letër të famshme dhe historike dhe i kërkoi që të mos mbështetej te Perëndimi për të zgjidhur problemet ekonomike të Bashkimit Sovjetik. Letra e Imamit u dërgua në një situatë kur Lufta e Ftohtë nuk kishte përfunduar dhe Imam Khomeini në letrën e tij udhëzuese drejtuar Gorbaçovit foli për dëgjimin e krisjes së kockave të marksizmit dhe e paralajmëroi atë që të mos kthehej drejt Perëndimit.