Takimi i Zelensky me kreun e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i131516-takimi_i_zelensky_me_kreun_e_agjencisë_ndërkombëtare_të_energjisë_atomike
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të martën në mbrëmje u takua në Kiev me shefin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) Raphael Grossi dhe ekipin e tij shoqërues përpara vizitës së tyre për të vlerësuar situatën në termocentralin bërthamor të Zaporizhia të kontrolluar nga Rusia.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 31, 2022 07:34 Europe/Tirane
  • Takimi i Zelensky me kreun e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të martën në mbrëmje u takua në Kiev me shefin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) Raphael Grossi dhe ekipin e tij shoqërues përpara vizitës së tyre për të vlerësuar situatën në termocentralin bërthamor të Zaporizhia të kontrolluar nga Rusia.

Sipas IRNA, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Grossi dhe një ekip shoqërues prej 14 ekspertësh mbërritën në Kiev për t'u përgatitur për të vizituar termocentralin Zaporizhia, objekti më i madh bërthamor në Evropë, i cili është nën kontrollin e Ushtrisë ruse. Zelensky në këtë takim tha: “Ky termocentral sot është një nga prioritetet kryesore të sigurisë së Ukrainës dhe të botës". Zelensky kishte paralajmëruar se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhia është ende shumë e rrezikshme. Pas spekulimeve të fundit të mediave perëndimore për statusin e këtij termocentrali, Dmitry Medvedev, Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, së fundmi akuzoi autoritetet ukrainase dhe vendet perëndimore se po përpiqen të krijojnë një fatkeqësi të ngjashme me katastrofën bërthamore të Çernobilit në centralin bërthamor të Zaporizhias. Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus hodhi poshtë gjithashtu akuzat perëndimore se Rusia qëndron pas sulmeve në këtë termocentral dhe i quajti ato të pabaza. Ai theksoi se as Kombet e Bashkuara nuk u besojnë këtyre pretendimeve. Termocentrali bërthamor i Zaporizhia, termocentrali më i madh në Evropë, u pushtua nga forcat ruse në mars. Ky termocentral ndodhet pranë vijës së frontit dhe është sulmuar disa herë gjatë javëve të fundit. Ukraina dhe Rusia të dyja akuzojnë njëra-tjetrën për granatimet e këtij objekti.