Erdogan: Greqia nuk ka vlerë në NATO.
(last modified Sat, 03 Sep 2022 05:44:19 GMT )
Shtator 03, 2022 07:44 Europe/Tirane
  • Erdogan: Greqia nuk ka vlerë në NATO.

Presidenti turk tha se veprimet e Greqisë nuk do të kenë ndikim negativ në marrëdhëniet Turqi-NATO.

Turqia dhe Greqia janë në tension prej kohësh dhe të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të hapësirës së tyre detare dhe ajrore. Pak ditë më parë, Greqia njoftoi planin për të vendosur një mburojë mbrojtëse ajrore në ishujt e saj për shkak të shtimit të fluturimeve të avionëve dhe  dronëve turq mbi detin Egje dhe kjo shkaktoi reagimin kritik të Turqisë. Tre ditë më parë, Komanda e Forcave Tokësore të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) publikoi një mesazh në turqisht në Twitter, me rastin e 30 gushtit ku uroi 100 vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura të Turqisë, por pas disa orëve e hoqi këtë postim për shkak të protestës së Greqisë. Më 30 gusht 1922 lufta midis forcave turke dhe greke përfundoi me disfatën e trupave greke dhe pas kësaj, çdo vit në Turqi kjo ditë festohet me emrin Dita e Fitores, por Greqia është kundër kësaj feste. Sipas agjencisë së lajmeve Anatoli, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha: "Heqja e mesazhit të 30 gushtit nga komanda e NATO-s nuk ndikon në marrëdhëniet midis Turqisë dhe NATO-s dhe ekzistenca e NATO-s pa Turqinë nuk mund të imagjinohet, ndërsa Greqia nuk ka vlerë në NATO ".

 

Tags