Anulohet sërish lëshimi i raketës “Artemis”
Nisja e raketës më të fuqishme ndonjëherë të Agjencisë Amerikane të Hapësirës është anuluar për të dytën herë brenda javës, pasi u gjet një rrjedhje në rezervuarin e hidrogjenit.
Objektivi i raketës 100 metra të gjatë ishte të hidhte një kapsulë në drejtim të Hënës, pas një mungese 50-vjeçare, diçka që nuk kishte ndodhur që kur Projekti “Apollo” përfundoi në vitin 1972. Përpjekja e parë të hënën u pengua nga probleme teknike dhe moti i keq. Dërgimi i raketës ishte planifikuar të ndodhte në orën 14:17 me kohën lokale. Artemis nuk do të ketë ekuipazh me persona në bord, por nëse gjithçka shkonte sipas planit gjatë këtij misioni, atëherë raketa Artemis II që pritet të fluturojë në vitin 2024 mund të ketë persona në bord.