Trump kërcënoi administratën Biden
Ish-presidenti amerikan Donald Trump fajësoi administratën e presidentit Joe Biden për bastisjen e FBI-së në shtëpinë e tij dhe kërcënoi se do të bënte një reagim që "askush nuk e ka parë ndonjëherë më parë".
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Trump të shtunën duke folur në mesin e mbështetësve të tij në Pensilvani dhe në daljen e tij të parë publike pas sulmit të 8 gushtit nga Policia Federale e SHBA në vilën e tij në Maralago, Florida, tha: "Nuk ka asnjë shembull më të qartë të kërcënimit real ndaj lirisë amerikane sesa ngjarjet e disa javëve më parë kur ishim dëshmitarë të një prej abuzimeve më tronditëse të pushtetit nga qeveria në historinë amerikane". Ish-presidenti tha se administrata Biden e mbikëqyri sulmin, një veprim që bie ndesh me protokollet e vjetra që theksojnë se Departamenti i Drejtësisë dhe FBI veprojnë në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë. Trump u tha mbështetësve se "abuzimi i rëndë i ligjit" do të çonte në "ngjarje që askush nuk i ka parë ndonjëherë". Nga ana e tij, Biden tha se "Trump dhe mbështetësit e republikanëve përfaqësojnë ekstremizmin që kërcënon themelet e demokracisë amerikane". Këto retorika të ashpra mes Biden dhe Trump bëhen para zgjedhjeve të Kongresit të 8 nëntorit ku do të votohet për të 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së si dhe për rreth një të tretën e vendeve në Senat. Këtë ditë do të mbahen edhe zgjedhje për guvernatorë në shumë shtete federale. Partia Demokratike e Bidenit mund të humbasë shumicën në të dyja dhomat e Kongresit në vjeshtë. Kohët e fundit, megjithatë, shpresat e demokratëve janë shtuar se ata ende mund të shmangin dështimin e parashikuar prej kohësh.