Konfrontimi ajror i Greqisë me Turqinë mbi Egje
(last modified Sun, 04 Sep 2022 17:31:02 GMT )
Shtator 04, 2022 19:31 Europe/Tirane
  • Konfrontimi ajror i Greqisë me Turqinë mbi Egje

Ministria greke e Mbrojtjes njoftoi interceptimin e një sërë avionësh luftarakë dhe dronësh të Forcave Ajrore Turke mbi detin Egje.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Ministria greke e Mbrojtjes njoftoi të dielën se në 24 orët e fundit janë kryer 57 raste të shkeljeve të hapësirës ajrore nga avionët luftarakë dhe dronët turq. Sipas këtij raporti, të gjitha rastet janë identifikuar dhe interceptuar nga Forcat Ajrore Greke bazuar në ligjet ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi të dielën se Greqia deri më tani ka shkelur hapësirën ajrore dhe detare turke në 1123 raste. Në vijimësi të tensionit mes Athinës dhe Ankarasë, zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Omar Çelik tha se ndërhyrja greke ka pasoja të rrezikshme për avionët turq mbi detin Egje dhe Detin Mesdhe lindor. Omar Çelik paralajmëroi se reagimi ndaj këtyre shkeljeve do të krijojë një situatë që bota nuk e dëshiron. Çelik gjithashtu kritikoi ashpër Perëndimin dhe tha: "Ata që kritikojnë Turqinë për blerjen e sistemit të mbrojtjes raketore S-400 të prodhuar nga Rusia, duhet të protestojnë kundër Greqisë që përdor sistemin raketor S-300 kundër avionëve F-16 turq. Në të njëjtën kohë me kërcënimin në rritje të shkaktuar nga fluturimi i dronëve turq në Detin Egje muajt e fundit, Greqia ka njoftuar gjithashtu planin për të vendosur një mburojë mbrojtëse ajrore në ishujt e saj. Shqetësimi për rritjen e përdorimit të dronëve dhe cenimin e hapësirës ajrore greke është kthyer në një sfidë për këtë vend.

 

Tags