Borrell: Evropën e pret një dimër i vështirë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i131668-borrell_evropën_e_pret_një_dimër_i_vështirë
Sipas rrjetit Al Jazeera, Joseph Borrell, kreu i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, të dielën mbrëma, duke iu referuar kushteve të vështira të Evropës në dimër, deklaroi se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë përcaktues.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 05, 2022 07:49 Europe/Tirane
  • Borrell: Evropën e pret një dimër i vështirë

Sipas rrjetit Al Jazeera, Joseph Borrell, kreu i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, të dielën mbrëma, duke iu referuar kushteve të vështira të Evropës në dimër, deklaroi se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë përcaktues.

Borrell shtoi: Nëse e kapërcejmë krizën dhe ruajmë unitetin tonë dhe nëse ekuilibri ushtarak vazhdon, do të kemi kushte më të mira kur të vijë stina e pranverës. Ky zyrtar i lartë evropian njoftoi gjithashtu për intensifikimin e pasojave të sanksioneve në ekonominë ruse, veçanërisht në sektorin e teknologjisë së avancuar në muajt në vijim. Ndërkohë që sajti informativ amerikan Bloomberg, duke cituar një sondazh të grupit Loby, raportoi se rreth 60% e fabrikave në Britaninë e Madhe janë në rrezik serioz të mbylljes për shkak të rritjes së ndjeshme të faturave të energjisë në të gjithë vendin.  Sipas këtij raporti, pothuajse gjysma e prodhuesve kanë parë një rritje prej më shumë se 100% të faturave të energjisë elektrike vitin e fundit. Sipas parashikimeve, tavani i çmimit për konsumin e energjisë elektrike do të arrijë në gjashtë mijë paund për 1 mijë megavat në fillim të vitit 2023. Më parë, Washington Post në një raport duke iu referuar komenteve të bëra të premten nga ministrat e financave të Grupit G7, shkroi: Propozimet e Grupit G7 për të vendosur një tavan çmimi për naftën ruse mund të duken të mençura vetëm në letër, por një veprim i tillë do të shkaktojë probleme të rrezikshme.