Liz Truss u bë sot zyrtarisht kryeministrja e Britanisë.
(last modified Tue, 06 Sep 2022 17:27:51 GMT )
Shtator 06, 2022 19:27 Europe/Tirane
  • Liz Truss u bë sot zyrtarisht kryeministrja e Britanisë.

Kryeministrja e re e Britanisë së Madhe,  Liz Truss mbajti fjalimin e saj të parë ku tha se prioritetet e saj janë energjia, ekonomia dhe shërbimet shëndetësore.

Kryeministrja tha se do të sigurohet që njerëzit të mund të sigurojnë konsultat me mjekët dhe të marrin shërbimet shëndetësore që ju nevojiten. Truss iu drejtua kombit në Downing Street dhe të mërkuën pritet të fillojë të emërojë kabinetin e saj. Truss fitoi garën në Partinë Konservatore të hënën, duke mposhtur rivalin e saj Rishi Sunak, pas një fushate që zgjati gjatë gjithë verës. Ajo nuk u zgjodh nga publiku britanik, por falë votave të 81,326 anëtarëve konservatorë. Tani ajo duhet të marrë drejtimin e një prej ekonomive më të mëdha në botë, në një kohë kur një krizë e kostos së jetesës është çështja e ditës për të gjitha familjet britanike. Faturat po rriten dhe Truss do të jetë nën presion që nga dita e parë për të njoftuar se si planifikon të ndihmojë në zgjidhjen e krizës. Ndërsa miku i saj, ish kryeministri Johnson në fjalimin e tij të lamtumirës shkaktoi jo pak reagime kur e krahasoi veten me një ‘raketë ‘ që e kishte përmbushur misionin e saj. Ai tha se Truss do të ketë gjithë mbështetjen e nevojshme prej tij.

 

Tags