Papa: Lufta duhet të përfundojë
Kreu i ushtrisë ukrainase, ka bërë të ditur sot se “ekzistojnë indikacione” se lufta me Rusinë nuk do të përfundojë këtë vit.
Valeri Zaluzni ka theksuar se Kievi nuk mund ta përjashtojë mundësinë e ripërsëritjes së sulmeve mbi kryeqytetin e Ukrainës duke u goditur edhe nga Bjellorusia. Ukraina pretendon se mbi 50 mijë ushtarë rusë janë vrarë, derisa miliona ukrainas kanë braktisur shtëpitë e tyre. Zaluzni tha se Ukraina ka kryer një sërë sulmesh të suksesshme raketore mbi bazën ushtarake ruse në Krime. Ndërkohë, Papa Françesku, lideri i katolikëve të botës, theksoi nevojën për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe tha se të gjithë duhet të punojnë për vendosjen e paqes. Shqetësimet e Papa Françeskut për vazhdimin e luftës në Ukrainë janë ngritur në kushtet kur vendet perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, që në fillim të luftës në Ukrainë, i kanë shtuar flakët e kësaj lufte duke vendosur sanksione kundër Rusisë dhe duke ofruar mbështetje ushtarake dhe financiare për Ukrainën.