Reagimi i Lavrov për mosdhënien e vizave amerikane për delegacionin rus
https://parstoday.ir/sq/news/world-i131828-reagimi_i_lavrov_për_mosdhënien_e_vizave_amerikane_për_delegacionin_rus
Ministri i Jashtëm rus tha se delegacioni rus për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nuk ka nevojë të kujtojë Uashingtonin të lëshojë viza amerikane.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 10, 2022 20:17 Europe/Tirane
  • Reagimi i Lavrov për mosdhënien e vizave amerikane për delegacionin rus

Ministri i Jashtëm rus tha se delegacioni rus për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nuk ka nevojë të kujtojë Uashingtonin të lëshojë viza amerikane.

Sergej Lavrov tha të shtunën se Amerika ka disa detyrime si vend pritës i Kombeve të Bashkuara dhe amerikanët duhet t'i zbatojnë ato. Lavrov shtoi: Unë u thashë kolegëve të mi se nuk ka nevojë t'i kujtoj më amerikanët se kanë detyrimet e tyre dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara është i detyruar të sigurojë pjesëmarrjen e të gjitha delegacioneve në aktivitetet e Kombeve të Bashkuara dhe Asamblesë së Përgjithshme.  Sergej Lavrov kryeson delegacionin e Rusisë në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Më herët, Rusia në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara njoftoi se nuk ka marrë ende asnjë vizë nga Shtetet e Bashkuara për pjesëmarrjen e delegacionit të vendit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator 2022.