Demonstrata kundër vizitës së kryeministrit të regjimit sionist në Gjermani
https://parstoday.ir/sq/news/world-i131884-demonstrata_kundër_vizitës_së_kryeministrit_të_regjimit_sionist_në_gjermani
Qindra aktivistë dhe mbështetës të kombit palestinez zhvilluan një demonstratë masive në shenjë proteste kundër vizitës së kryeministrit izraelit Yair Lapid në Berlin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 12, 2022 14:46 Europe/Tirane
  • Demonstrata kundër vizitës së kryeministrit të regjimit sionist në Gjermani

Qindra aktivistë dhe mbështetës të kombit palestinez zhvilluan një demonstratë masive në shenjë proteste kundër vizitës së kryeministrit izraelit Yair Lapid në Berlin.

Sipas raportimeve të mediave palestineze të hënën, duke valëvitur flamurin palestinez, demonstruesit dënuan krimet dhe agresionet e armikut sionist kundër popullit palestinez, nga vrasja e tyre deri te zgjerimi i vendbanimeve sioniste dhe shkatërrimi i shtëpive palestineze. Kryeministri izraelit Yair Lapid mbërriti në Berlin dje (e dielë) gjatë një vizite zyrtare. Ai gjatë këtij udhëtimi do të takohet me kancelarin e Gjermanisë dhe një numër zyrtarësh të tjerë të këtij vendi. Burimet sioniste bënë të ditur se udhëtimi i Lapidit në Gjermani është në përputhje me synimet politike të Tel Avivit, veçanërisht në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin. Lapid kishte vlerësuar më parë pozicionin e Francës dhe Gjermanisë në negociatat bërthamore.