Komisioni Evropian gjobiti Google me 4 miliardë euro
https://parstoday.ir/sq/news/world-i131958-komisioni_evropian_gjobiti_google_me_4_miliardë_euro
Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian, e cila konsiderohet institucioni i dytë gjyqësor më prestigjioz evropian pas Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, miratoi gjobën e paprecedentë të Komisionit Evropian ndaj kompanisë Google.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 15, 2022 07:04 Europe/Tirane
  • Komisioni Evropian gjobiti Google me 4 miliardë euro

Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian, e cila konsiderohet institucioni i dytë gjyqësor më prestigjioz evropian pas Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, miratoi gjobën e paprecedentë të Komisionit Evropian ndaj kompanisë Google.

Sipas Euronews, gjykata konfirmoi se Google vendosi kufizime të paligjshme për pajisjet celulare Android për të nxjerrë më shumë fitime financiare përmes motorit të saj të kërkimit dhe për të fituar kontrollin e tregut në këtë sektor. Sipas kësaj gjykate, Google nuk ka respektuar çështjen e konkurrencës së ndershme në Bashkimin Evropian. Natyrisht, Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian uli paksa gjobën fillestare që Komisioni Evropian i preu kompanisë Google dhe e çoi atë në 4.1 miliard dollarë. Në vitin 2018, Komisioni i Bashkimit Evropian urdhëroi Google të paguante një gjobë prej 4.3 miliardë euro. Google u ankua më parë për gjobën e propozuar nga Komisioni Evropian dhe kërkoi nga Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian të vendosë për këtë çështje. Në ankesën e saj, kompania Google argumentoi se Bashkimi Evropian në mënyrë të padrejtë hoqi dorë nga i njëjti proces kundër Apple, i cili imponon shërbimet e tij si Safari në iPhone. Gjithsesi, të dyja palët mund të ankohen në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, institucioni më i lartë gjyqësor i Bashkimit Evropian, për një opinion përfundimtar mbi pagesën ose mospagimin e gjobës.