Zelensky i mbijetoi aksidentit me makinë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i mbijetoi një aksidenti automobilistik në Kiev.
Sipas gazetës Daily Mail, Sergey Nikiforov, zëdhënësi i Presidentit të Ukrainës, ka thënë se edhe pse aksidenti ishte i rëndë, presidenti i Ukrainës nuk është lënduar rëndë. Nikiforov shtoi: "Makina e tij u përplas me automjete të tjera përcjellëse në kolonë. Zelensky nuk u lëndua në këtë incident, por shoferi i tij u dërgua në spital me ambulancë". Zëdhënësi i Presidentit të Ukrainës më tej tha: "Presidenti Zelensky u ekzaminua nga një mjek dhe nuk u gjetën lëndime serioze. Forcat e policisë do të hetojnë të gjitha rrethanat e ngjarjes". Ky incident ndodhi disa orë pasi Zelenskiy vizitoi ushtarët në qytetin Izium, i cili së fundmi u lirua nga kontrolli i forcave ruse. Më herët të mërkurën, Presidenti Zelensky vizitoi qytetin e çliruar së fundmi nga pushtimi rus dhe përgëzoi dhe falënderoi ushtarët për përpjekjet e tyre për ta çliruar atë.