Vazhdimi i tubimeve të protestuesve kundër monarkisë në Angli
https://parstoday.ir/sq/news/world-i132016-vazhdimi_i_tubimeve_të_protestuesve_kundër_monarkisë_në_angli
Ndërkohë që në Angli vazhdon ceremonia e nderimit të mbretëreshës së ndjerë, në qytete të ndryshme të Britanisë së Madhe vazhdojnë demonstratat kundër monarkisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 17, 2022 03:10 Europe/Tirane
  • Vazhdimi i tubimeve të protestuesve kundër monarkisë në Angli

Ndërkohë që në Angli vazhdon ceremonia e nderimit të mbretëreshës së ndjerë, në qytete të ndryshme të Britanisë së Madhe vazhdojnë demonstratat kundër monarkisë.

Qyteti i Kardifit në Uells ishte dëshmitar i grumbullimit të kundërshtarëve të monarkisë për të shprehur pakënaqësinë e tyre për vazhdimin e këtij sistemi dhe kundër zgjedhjes së mbretit të ri në Angli pas vdekjes së nënës së tij. Charles III ishte duke vizituar qytetin e Kardifit kur protestuesit theksuan se mbreti i ri iu imponua këtij vendi pa pëlqimin e popullit. Policia ka arrestuar një numër protestuesish kundër monarkisë, të cilët kanë mbajtur protesta në të gjithë Anglinë, duke përfshirë qytetin e Edinburgut dhe kryeqytetin, Londër. Ndërkohë, pas vdekjes së Elizabeth II, mijëra njerëz po i bëjnë nderimet e tyre arkivolit të saj, i cili ndodhet në Westminster Hall. Funerali i Mbretëreshës do të bëhet të hënën.