Vazhdimi i stërvitjeve detare të NATO-s në Detin Mesdhe
(last modified Sat, 17 Sep 2022 05:44:46 GMT )
Shtator 17, 2022 07:44 Europe/Tirane
  • Vazhdimi i stërvitjeve detare të NATO-s në Detin Mesdhe

Stërvitjet e përbashkëta detare të 12 vendeve anëtare të Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) vazhdojnë në Detin Mesdhe dhe pranë brigjeve të Turqisë.

Stërvitja detare e NATO-s e titulluar “Balena Blu-2022” po organizohet nga Turqia me pjesëmarrjen e 8000 forcave të NATO-s nga 12 shtete anëtare të Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Kjo stërvitje zhvillohet në mes të përshkallëzimit të tensioneve mes Ankarasë dhe Athinës. Pavarësisht përshkallëzimit të tensioneve mes Ankarasë dhe Athinës për mosmarrëveshjet në lindje të Detit Mesdhe, në këtë stërvitje merr pjesë edhe Greqia. Disa burime bënë të ditur se kjo stërvitje konsiderohet si stërvitja më e madhe detare në këtë rajon. Kjo stërvitje konsiderohet si një test për gatishmërinë e Turqisë, sepse vitin e ardhshëm përgjegjësia e forcave të reagimit të shpejtë të komandës detare të NATO-s do të kalojë nga Anglia në Turqi.

 

Tags