Rritja e çmimeve zemëron austriakët
https://parstoday.ir/sq/news/world-i132044-rritja_e_çmimeve_zemëron_austriakët
Mijëra austriakë me slogane anti-qeveritare kërkuan veprime serioze për të kontrolluar inflacionin dhe rritjen e çmimeve të mallrave të konsumit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 18, 2022 02:53 Europe/Tirane
  • Rritja e çmimeve zemëron austriakët

Mijëra austriakë me slogane anti-qeveritare kërkuan veprime serioze për të kontrolluar inflacionin dhe rritjen e çmimeve të mallrave të konsumit.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, dhjetëra mijëra austriakë, të zemëruar me veprimet e qeverisë në lidhje me inflacionin dhe rritjen e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve, dolën në rrugë dhe brohoritën parulla kundër qeverisë. Të shtunën, në rrugët e Vjenës, kryeqytetit të Austrisë, dhe në tetë qytete të mëdha të këtij vendi, njerëzit zhvilluan demonstrata masive dhe kërkuan masa serioze nga qeveria për të siguruar jetesën normale të njerëzve. Sindikatat austriake, si një nga organizatorët e kësaj demonstrate, akuzuan qeverinë se po vëzhgon situatën e njerëzve dhe nuk po bën asgjë për ndaljen e rritjes së çmimeve. Sipas statistikave të ofruara nga kjo sindikatë, në demonstratat në Vjenë kanë marrë pjesë rreth 20 mijë persona. Demonstrata të ngjashme u mbajtën në Linz, Bruck, Salzburg, Innsbruck, Klagenfurt St. Pölten, Eisenstadt dhe Bregenz. Protestës iu përgjigj presidenti i Austrisë, Alexander van der Bellen, i cili tha se edhe ai do të donte të merrte pjesë në demonstratë, por posti i tij nuk e lejon. Ai u kufizua vetëm me shprehjen e solidaritetit me protestuesit.