Mijëra francezë kërkuan dorëheqjen e Macron
Mijëra francezë gjatë një proteste të organizuar në Paris, kërkuan dorëheqjen e presidentit të vendit të tyre.
Në kohën kur tensionet e vendeve evropiane me Rusinë për luftën në Ukrainë kanë shtuar shqetësimet për furnizimin me energji për kontinentin e gjelbër, kryeministri francez njoftoi së fundmi planin e qeverisë për të rritur çmimin e energjisë elektrike dhe gazit.
Sipas planit të qeverisë franceze, në këtë vend nga janari 2023 do të zbatohet një rritje prej 15% e çmimit të gazit dhe një muaj më pas do të rritet me 15% edhe çmimi i energjisë elektrike.
Qeveria franceze ka njoftuar se nëse nuk zbatohen kufizimet e vendosura nga qeveria në fushën e energjisë elektrike dhe gazit, në këtë vend do të ketë një rritje prej 120% të çmimit të energjisë elektrike dhe gazit.
Sipas raportit të agjencisë së lajmeve Sputnik të dielën, mijëra francezë protestuan në sheshin "Palais-Royal" të Parisit, të shqetësuar për afrimin e sezonit të ftohtë dhe mundësinë e ndërprerjeve të energjisë elektrike dhe gazit për shkak të tensioneve midis Evropës dhe Rusisë, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit të vendit të tyre, Emmanuel Macron.
Protestuesit francezë kërkuan gjithashtu tërheqjen e Parisit nga Bashkimi Evropian dhe Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).
Tubimet protestuese të francezëve kundër qeverisë së Emmanuel Macron u zhvilluan me kërkesën e partisë së djathtë "Patriotët e Francës".
Kryeministri i Francës kishte paralajmëruar më herët popullin se nëse nuk sillen me përgjegjësi në konsumin e energjisë, në këtë vend ka mundësi të ndërpritet energjia elektrike dhe gazi.