Polonia me hapjen e kanalit detar, bëhet "e pavarur" nga Rusia
(last modified Sun, 18 Sep 2022 12:34:59 GMT )
Shtator 18, 2022 14:34 Europe/Tirane
  • Polonia me hapjen e kanalit detar, bëhet

Për t'i dhënë fund varësisë së saj nga marrja e lejes prej Rusisë për të kaluar përmes Detit Baltik, Polonia hapi një kanal detar që mundëson anashkalimin e ujërave ruse.

Agjencia e lajmeve Anatoly njoftoi se Polonia dje përuroi këtë kanal që u mundëson anijeve të shmangin ujërat ruse. Hapja e këtij kanali është bërë dje dhe përkoi me përvjetorin e pushtimit të Polonisë nga ish-Bashkimi Sovjetik në vitin 1939.
Varshava ka deklaruar se qëllimi i këtij veprimi është pavarësia nga Rusia dhe se anijet tani më nuk duhet të marrin leje nga Rusia për të kaluar Detin Baltik për të arritur deri në portin e lagunës Vistula.
Në një fjalim në të njëjtën kohë me hapjen e kanalit, presidenti polak Andrzej Duda tha se ky veprim kishte për qëllim rritjen e vlerës së tokës përreth dhe zhvillimin e qyteteve dhe porteve pranë lagunës.
Hapja e këtij kanali për shkak të shkatërrimit të mjedisit, është shoqëruar edhe me protesta të aktivistëve të mjedisit.
Gjithashtu, ekspertët e ekonomisë e kanë cilësuar si të padobishme nisjen e një kanali të tillë.Ky kanal, i cili u hap me një investim prej rreth 420 milionë dollarësh, u mundëson anijeve dhe pasagjerëve të shkojnë nga Deti Baltik dhe Gjiri i Gdańsk në Elbląg dhe në portet më të vogla të lagunës pa marrë leje nga Rusia për të kaluar nëpër ngushticën e Pilavës.

Tags