Tërmeti i fuqishëm trondit Meksikën
(last modified Tue, 20 Sep 2022 06:48:29 GMT )
Shtator 20, 2022 08:48 Europe/Tirane
  • Tërmeti i fuqishëm trondit Meksikën

Nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot Meksikën, raportohet se një person ka humbur jetën, ndërsa shumë ura janë mbyllur pasi që po konsiderohen si të pasigurta për shfrytëzim.

Në anën tjetër, ekipet e shpëtimit kanë dalë në terren për t’i shpëtuar personat që kanë ngecur nën rrënojat e disa objekteve të shembura. Sizmologët paralajmërojnë se mund të ketë cunami si pasojë e dridhjeve të mëdha të tokës në këtë rajon. Madje thuhet se fuqia shkatërruese ishte 7.7 shkallë të Rihterit e jo 7.4 siç ishte raportuar më herët. Shumë objekte afariste dhe ndërtesa kolektive janë filmuar duke u shkundur sikur ishin prej letre, kurse autoritetet kanë bërë thirrje për evakuim nga objektet shumëkatëshe që tani më janë të pasigurta për banim. Sipas sizmologëve, pas tërmetit të fuqishëm kanë ndodhur edhe 76 tërmete të tjerë, por që kishin fuqi më të vogël shkatërruese. Ky tërmet po konsiderohet si një prej më të fuqishmëve që ka goditur sivjet diku në botë. E tërmete të ngjashme kishin goditur Meksikën gjatë viteve 1985 dhe 2017.