Miratohet rezoluta anti-ruse e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
(last modified Tue, 20 Sep 2022 17:18:47 GMT )
Shtator 20, 2022 19:18 Europe/Tirane
  • Miratohet rezoluta anti-ruse e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Sot, gjatë sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë jodetyruese anti-ruse lidhur me konfliktet në Ukrainë.

Pas fjalimit armiqësor të ambasadores amerikane Linda Thomas Greenfield në seancën e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate, u miratua rezoluta e ashtuquajtur “Agresion kundër Ukrainës”. Pas prezantimit të shpjegimeve për këtë rezolutë nga përfaqësuesi i Ukrainës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe përshkrimit të veprimeve të Moskës kundër nazizmit nga Vassily Nebenzia, ​​përfaqësuesi i Rusisë në OKB, kjo rezolutë u votua nga shtetet pjesëmarrëse. Rezoluta në fjalë u miratua me 141 vota pro, 5 kundër dhe 34 abstenime në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Edhe pse boshti perëndimor u shpreh i kënaqur me miratimin e kësaj rezolute, rezolutat e miratuara nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së janë jodetyruese. Pas miratimit të rezolutës në fjalë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, ambasadorja e SHBA-së në OKB Linda Thomas Greenfield dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian shprehën kënaqësinë e tyre në këtë drejtim duke paraqitur fjalime anti-ruse në këtë organizatë ndërkombëtare.

 

Tags