Zhvlerësim rekord i lirës turke
https://parstoday.ir/sq/news/world-i132240-zhvlerësim_rekord_i_lirës_turke
Lira turke ka rënë në nivelin më të ulët ndonjëherë, duke u treguar me 18.40 për një dollar amerikan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 22, 2022 16:28 Europe/Tirane
  • Zhvlerësim rekord i lirës turke

Lira turke ka rënë në nivelin më të ulët ndonjëherë, duke u treguar me 18.40 për një dollar amerikan.

Kjo situatë vjen pasi Banka Qendrore e Turqisë e ka ulur normën e interesit për herë të dytë brenda muajit pavarësisht inflacionit të lartë. Banka në Ankara ka thënë përmes një deklarate se “do të vazhdojë të përdorë të gjitha instrumentet” derisa të arrihet synimi i Qeverisë për inflacion 5 për qind. Inflacioni në Turqi ka rrëshqitur në mbi 80 për qind në gusht, sipas statistikave zyrtare. Grupet e pavarura kërkimore besojnë se inflacioni real është dyfish më i madh sesa në shifrat zyrtare. Sasitë e mëdha të importit që paguhen në dollarë kanë pasur ndikim të rëndë në kompanitë e vogla dhe ato të mesme në Turqi prej mesit të vitit 2018, kur lira është përballur me rënie të lirë.