Lavrov zhvillon bisedime intensive me ministrat e jashtëm të vendeve arabe
https://parstoday.ir/sq/news/world-i132322-lavrov_zhvillon_bisedime_intensive_me_ministrat_e_jashtëm_të_vendeve_arabe
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë u takua dhe ka biseduar me ministrat e jashtëm të disa vendeve arabe në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 24, 2022 16:05 Europe/Tirane
  • Lavrov zhvillon bisedime intensive me ministrat e jashtëm të vendeve arabe

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë u takua dhe ka biseduar me ministrat e jashtëm të disa vendeve arabe në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Sergej Lavrov u takua dhe ka biseduar me homologun e tij jordanez Iman Safdi në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Në këtë takim, të dy palët u fokusuan në çështjet kryesore të Lindjes së Mesme, duke përfshirë çështjen palestineze, krizën në Siri dhe zhvillimet e fundit politike në Irak.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, në këtë takim të dy palët diskutuan për nevojën e vazhdimit të përpjekjeve dhe koordinimit për zgjidhjen e krizave rajonale që kanë ndikim negativ në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe botës. Ministrat e punëve të jashtme të Rusisë dhe Jordanisë theksuan gjithashtu domosdoshmërinë e vazhdimit të përpjekjeve për vendosjen e stabilitetit në Siri në përputhje me kërkesat e popullit të këtij vendi.

Në një takim të ngjashëm, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov gjithashtu u takua dhe bisedoi dje në Nju Jork edhe me ministrat e jashtëm të vendeve të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik. Në këtë takim në emër të ministrave të jashtëm të vendeve të Këshillit të Bashkëpunim të Gjirit Persik ishin të pranishëm ministri i jashtëm i Arabisë Saudite Faisal Bin Farhan, ministri i jashtëm i Bahreinit, Abdul Latif Al Zayani dhe përfaqësuesi i përhershëm i Omanit në Kombet e Bashkuara, Muhamed Al Hasan. Në këtë takim, të dy palët theksuan nevojën e vazhdimit dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në përputhje me interesat e përbashkëta.