Bie besimi i shteteve tek OKB
https://parstoday.ir/sq/news/world-i132398-bie_besimi_i_shteteve_tek_okb
Ministri i Jashtëm i Rusisë tha se vendet perëndimore janë bërë shkak për humbjen e besimit tek institucionet dhe ligjet ndërkombëtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 25, 2022 15:38 Europe/Tirane
  • Bie besimi i shteteve tek OKB

Ministri i Jashtëm i Rusisë tha se vendet perëndimore janë bërë shkak për humbjen e besimit tek institucionet dhe ligjet ndërkombëtare.

Kombet e Bashkuara u themeluan në fund të Luftës së Dytë Botërore nga fuqitë fituese. Këto fuqi, duke përfshirë Kinën, Rusinë, Francën, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, u bënë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe kanë të drejtën e vetos, ndërsa 10 anëtarë me rotacion të Këshillit të Sigurimit zgjidhen për një mandat dy vjeçar. Sipas raportit të agjencisë së lajmeve IRIB, ministri i Jashtëm rus në seancën e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara tha se vendet perëndimore janë bërë shkak për humbjen e besimit në organizatat ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare si garantues të drejtësisë. Ministri i Jashtëm rus deklaroi se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të funksionojë në mënyrë më efikase dhe shtoi: Kjo do të bëhet e mundur me rritjen e numrit të anëtarëve të këtij këshilli. Duke theksuar se Amerika po përpiqet ta kthejë të gjithë botën në djepin e saj, ai tha se Uashingtoni sillet në formë armiqësore në dhënien e vizave për përfaqësuesit e vendeve për të marrë pjesë në takimet ndërkombëtare. Ndaj është e nevojshme të rishikohet ligji për pritjen e të ftuarve në organizatat ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu kërkoi që Këshilli i Sigurimit të shndërrohet në një institucion gjithëpërfshirës dhe të hiqet e drejta e vetos së pesë fuqive të përhershme të këtij këshilli. Edhe India dhe Portugalia iu bashkuan grupit të vendeve që kërkojnë të reformojnë strukturën e Këshillit të Sigurimit. Ministri i Jashtëm indian tha se në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit, kontinenteve dhe rajoneve të tjera u mohohet e drejta e votës në mbledhjet ku diskutohet e ardhmja e tyre. Disa ekspertë besojnë se një nga shkaqet më të rëndësishme të joefikasitetit të Këshillit të Sigurimit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare është dobësia e mekanizmave të monitorimit të vendimeve të Këshillit të Sigurimit dhe njëanshmëria e Këshillit të Sigurimit, si dhe politizimi i këtij institucioni (si përdorimi i vetos). Amerika është vendi që ka përdorur të drejtën e vetos më shumë se vendet e tjera anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit. Ky vend e ka shfrytëzuar këtë të drejtë më shumë se 80 herë, shumica e tyre në mbrojtje të krimeve të regjimit sionist.