Paralajmërimi i Rusisë rreth uljes së besimit ndaj organizatave ndërkombëtare
https://parstoday.ir/sq/news/world-i132428-paralajmërimi_i_rusisë_rreth_uljes_së_besimit_ndaj_organizatave_ndërkombëtare
Mos respektimi i parimit të multilateralizmit nga disa vende dhe mos respektimi i kërkesave të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare ka shkaktuar dyshime në efikasitetin e këtyre organizatave dhe besimin në to.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 26, 2022 09:15 Europe/Tirane
  • Paralajmërimi i Rusisë rreth uljes së besimit ndaj organizatave ndërkombëtare

Mos respektimi i parimit të multilateralizmit nga disa vende dhe mos respektimi i kërkesave të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare ka shkaktuar dyshime në efikasitetin e këtyre organizatave dhe besimin në to.

 Në këtë drejtim, ministri i Jashtëm rus në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara paralajmëroi: Vendet perëndimore janë bërë shkak për humbjen e besimit të organizatat ndërkombëtare dhe në të drejtën ndërkombëtare si garantues të drejtësisë. “Sergei Lavrov”, ministri i Jashtëm rus, duke iu referuar përpjekjeve të disa vendeve për të realizuar sistemin botëror multipolar, paralajmëroi se Amerika po përpiqet ta kthejë të gjithë botën në strofkën e saj. Çështja e multilateralizmit është theksuar dhe miratuar prej kohësh nga vende të ndryshme si një nga parimet e rëndësishme të politikës ndërkombëtare dhe në këtë drejtim janë formuar dhe punojnë institucione dhe organizata ndërkombëtare për të ndihmuar në vendosjen e paqes dhe rendit botëror, por veçanërisht gjatë dekadës së fundit, multilateralizmi është shkelur nga disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Kështu që gjatë presidencës së “Donald Trump”,  SHBA-të u tërhoqën nga anëtarësimi në disa organizata dhe institucione ndërkombëtare, si dhe nga kontratat dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Ata u tërhoqën prej tyre pa i kushtuar vëmendje ligjeve ndërkombëtare. Në këtë drejtim, mund të përmendim tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në mes të pandemisë Covid-19, tërheqjen nga marrëveshja bërthamore e njohur si JCPOA, si dhe marrëveshja e Parisit për klimën.  Ushtrimi i presionit politik dhe ekonomik duke vendosur sanksione të rënda kundër disa vendeve, fillimi i një lufte tregtare duke rritur tarifat tregtare, si kërcënimi dhe frikësimi i vendeve, janë shembuj të tjerë të politikës unilateraliste të Uashingtonit. Në fakt, për zyrtarët amerikanë, ajo që lidhet me interesat e këtij vendi bëhet globale dhe për ta nuk kanë rëndësi synimet, interesat dhe dëshirat e vendeve dhe rajoneve të tjera të botës. Ashtu si në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, Amerika po e nxit luftën duke mbështetur Ukrainën dhe gjithashtu duke mbështetur vendet evropiane kundër Rusisë, ka cuar në vdekjen dhe emigrimin e një numri të madh të qytetarëve ukrainas, uljen e rritjes së ekonomisë botërore, zvogëlimin e zhvillimit dhe progresit, veçanërisht për vendet e varfra, përfshirë disa vende afrikane, si dhe rritjen e çmimit të karburanteve dhe ndikimin negativ të tij në rritjen ekonomike të vendeve. Në fakt, politikat e njëanshme të Shteteve të Bashkuara, të cilat përdorin mjete ushtarake, aplikojnë sanksione të ashpra ekonomike me qëllim të vendosjes së kërkesave të paligjshme të këtij vendi, si dhe mbështetja financiare dhe me armë për vendet ndërluftuese si në luftën Ukrainë-Rusi është bërë shkak që  jo vetëm për dobësimin e sigurisë ndërkombëtare, por ka nxitur edhe përhapjen e padrejtësive dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara duke marrë parasysh vetëm qëndrimin e tyre, nuk u përmbahen as paralajmërimeve dhe kërkesave të organizatave ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara. Në këtë drejtim, Rusia, si një fuqi ndërkombëtare konkurruese me Shtetet e Bashkuara, ka theksuar gjithmonë kundërshtimin e saj ndaj sistemit unipolar dhe unilateralizmit, si dhe përdorimin e sanksioneve si mjet presioni ndaj vendeve të tjera.  Nga këndvështrimi i Moskës, faktet e sistemit aktual ndërkombëtar tregojnë se pavarësisht pretendimeve të Shteteve të Bashkuara dhe këmbënguljes së tyre për të luajtur rolin e lidershipit global, tendencat ekonomike, politike, ushtarake dhe të sigurisë tregojnë mospranimin e kësaj politike nga shumë vende të botës. Duket se epoka e botës unipolare ka përfunduar pavarësisht përpjekjeve për ta ruajtur atë nga SHBA-të dhe aleatët e saj dhe qasjet e adoptuara nga Perëndimi, veçanërisht në drejtim të presionit ndaj vendeve, janë të destinuara të dështojnë.