Hungaria vendos në referendum sanksionet evropiane kundër Rusisë
Kryeministri i Hungarisë njoftoi mbajtjen e një referendumi në vendin e tij për sanksionet e BE-së kundër Rusisë.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, "Victor Orban", kryeministri i Hungarisë, njoftoi planin për të mbajtur një referendum në vendin e tij për çështjen e kundërshtimit ose dakordimit të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve, Viktor Orban të hënën tha: “Vendimet për këto sanksione nuk merren në mënyrë demokratike, sepse për ato vendosin burokratët dhe elitat e Brukselit në Evropë. Orban vazhdoi: “Ndërsa qytetarët europianë po paguajnë për këtë, askush nuk po i pyet ata. Hungaria ka votuar gjithmonë në favor të paketave të sanksioneve në Këshillin e Bashkimit Evropian, por Orban në muajt e fundit ka kritikuar sanksionet e vendosura kundër Rusisë. Ky këshill është përgjegjës për marrjen e vendimeve të bazuara në konsensus për këto sanksione. Hungaria ka qenë në gjendje të përjashtonte veten e saj nga embargoja e naftës e BE-së kundër Rusisë. Orban tha: Në përputhje me një konsultim kombëtar, qeveria hungareze do të jetë qeveria e parë në Evropë që do të pyesë njerëzit për sanksionet kundër Rusisë. “Kryeministri i Hungarisë nuk ka specifikuar se kur do të mbahet ky referendum. Ndërkohë rezultatet e këtyre anketave nuk janë ligjërisht të detyrueshme.