Kërkesa e Zelenskit për të mos njohur referendumin në Donbas
https://parstoday.ir/sq/news/world-i132536-kërkesa_e_zelenskit_për_të_mos_njohur_referendumin_në_donbas
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Presidenti i Ukrainës u kërkoi vendeve të botës që të mos njohin referendumin e fundit rus në rajonet e Ukrainës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 28, 2022 08:43 Europe/Tirane
  • Kërkesa e Zelenskit për të mos njohur referendumin në Donbas

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Presidenti i Ukrainës u kërkoi vendeve të botës që të mos njohin referendumin e fundit rus në rajonet e Ukrainës.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së u bëri thirrje vendeve të botës që të mos e njohin referendumin e fundit rus në rajonet e Ukrainës dhe të vendosin sanksione më të forta kundër Moskës. Zelensky theksoi se aneksimi i territoreve të Ukrainës nga Rusia është një shkelje e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe një përpjekje për të hequr normat e së drejtës ndërkombëtare. Zelensky tha se Moska po përshkallëzon vazhdimisht tensionin. Rusia ka injoruar kërkesën e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për evakuimin e menjëhershëm të termocentralit bërthamor në Zaporizhia dhe ndalimin e veprimeve kundër objekteve bërthamore të Ukrainës.  Presidenti i Ukrainës bëri thirrje për izolimin e plotë të Rusisë, ashpërsimin e sanksioneve ndaj këtij vendi dhe marrjen e ndihmës mbrojtëse dhe financiare, duke shtuar se Ukraina duhet të marrë garanci të qarta dhe ligjërisht të detyrueshme për sigurinë kolektive. Më parë, Presidenti i Ukrainës, "Volodymyr Zelensky", kishte thënë: Rusia i detyron qytetarët të marrin pjesë në referendume të rreme dhe do të jetë e pamundur të negociosh me Putinin pasi të mbahet referendumi dhe të shpallen rezultatet e tij. “Sergei Lavrov”, ministri i Jashtëm rus, gjithashtu kishte theksuar se zonat e territorit ukrainas që i janë aneksuar territorit rus gjatë referendumit do të mbështeten plotësisht nga Moska. Referendumi për bashkimin e rajoneve Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhia me Rusinë filloi të premten (23 shtator) dhe vazhdoi deri të martën (27 shtator). Rezultatet e numërimit të votave tregojnë se numri maksimal i banorëve të këtyre rajoneve votuan pro bashkimit me Rusinë.