Von der Leyen, paketë e re sanksionesh kundër Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i132556-von_der_leyen_paketë_e_re_sanksionesh_kundër_rusisë
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u shpreh se javën e kaluar, Rusia e përshkallëzoi pushtimin e Ukrainës në një nivel krejtësisht të ri përmes mobilizimit dhe referendumeve të rreme që janë një përpjekje e paligjshme për të rrëmbyer tokën dhe ndryshimin e kufijve ndërkombëtarë me forcë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 28, 2022 16:48 Europe/Tirane
  • Von der Leyen, paketë e re sanksionesh kundër Rusisë

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u shpreh se javën e kaluar, Rusia e përshkallëzoi pushtimin e Ukrainës në një nivel krejtësisht të ri përmes mobilizimit dhe referendumeve të rreme që janë një përpjekje e paligjshme për të rrëmbyer tokën dhe ndryshimin e kufijve ndërkombëtarë me forcë.

BE-ja është “e vendosur të bëjë që Kremlini të paguajë me një paketë të re sanksionesh shtrënguese kundër Rusisë”, tha von der Leyen. Ajo synon të kufizojë më tej tregtinë për të izoluar dhe kufizuar ekonominë e Rusisë edhe më shumë: “Një ndalim i ri gjithëpërfshirës i importit të produkteve ruse do t’i mbajë ato jashtë tregut evropian dhe do t’i privojë Rusisë një të ardhur shtesë prej 7 miliardë eurosh.” BE-ja do të zgjerojë listën e produkteve që nuk mund të eksportohen në Rusi, veçanërisht në lidhje me armët, avionët dhe substancat kimike. Kjo do të “dobësojë kapacitetin për të modernizuar” bazën ushtarake të Rusisë.