Biden: Nuk i njohim rezultatet e referendumeve në Ukrainë
(last modified Fri, 30 Sep 2022 07:08:46 GMT )
Shtator 30, 2022 09:08 Europe/Tirane
  • Biden: Nuk i njohim rezultatet e referendumeve në Ukrainë

Presidenti amerikan Joe Biden tha: Uashingtoni nuk do t'i njohë kurrë rezultatet e referendumit në rajonet lindore dhe jugore të Ukrainës.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Biden pretendoi se referendumet e mbajtura nga grupet pro-ruse në pjesë të Ukrainës ishin "krejtësisht të rreme" dhe "rezultatet ishin fabrikuar në Moskë. Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken të enjten në mbrëmje tha se referendumi i mbajtur nga SHBA në Ukrainë ishte i paligjshëm dhe kundër ligjit ndërkombëtar. Nnderkohe, Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidencës ruse, gjatë një konference për shtyp në Kremlin tha:  “Të premten do të organizojmë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për hyrjen e territoreve të reja në Rusi dhe presidenti Putin në Moskë do të takohet me liderët e rajoneve të çliruara. Në të njëjtën kohë me këto zhvillime, media ruse publikoi rezultatet e referendumeve në rajonet e Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhia dhe njoftoi se në të gjitha këto rajone më shumë se 95% e njerëzve duan t'i bashkohen Rusisë dhe të shkëputen nga Ukraina. Kjo bëri që disa liderë të lartë evropianë të kundërshtojnë rezultatet e referendumit në rajonet e Donbasit në deklarata që tregojnë zemërimin e tyre ndaj dëshirës së banorëve të Ukrainës lindore për t'u bashkuar me Rusinë. Më parë, Rusia ndau Gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014 duke mbajtur një referendum dhe e aneksoi atë në territorin e saj, i cili nuk u njoh nga Kombet e Bashkuara.

Tags