Zgjedhjet presidenciale të Brazilit janë shtyrë në raundin e dytë
(last modified Mon, 03 Oct 2022 09:21:52 GMT )
Tetor 03, 2022 11:21 Europe/Tirane
  • Zgjedhjet presidenciale të Brazilit janë shtyrë në raundin e dytë

Gara për presidencën e Brazilit mes Lula da Silva dhe Jair Bolsonaro është shtyrë në raundin e dytë.

Sipas IRNA, “Inácio Lula da Silva”, politikani veteran 76-vjeçar i Brazilit dhe ish-presidenti i këtij vendi, fitoi 47,9% të votave (rreth 55,5 milionë vota) dhe Jair Bolsonaro, presidenti aktual i këtij vendi, fitoi 43.7% të votave (rreth 50.5 milionë vota) në zgjedhjet presidenciale braziliane më të ndjeshme dhe vendimtare të tre dekadave të fundit. Në një garë krah për krah, ata nuk ia dolën të merrnin numrin e kërkuar të votave për të fituar raundin e parë. Raundi i dytë i zgjedhjeve me konkurrimin e këtyre dy kandidatëve do të mbahet për më pak se një muaj (30 tetor). Më parë, sondazhet treguan gjithashtu epërsinë relative të Da Silvës ndaj Bolsonaros. Megjithatë, lideri i krahut të djathtë të Brazilit ka akuzuar vazhdimisht sistemin zgjedhor për mashtrim. Rreth 156 milionë brazilianë nga popullsia totale prej 214 milionë banorësh të vendit kishin të drejtë të votonin në këtë cikël zgjedhor dhe më shumë se 110 milionë prej tyre dolën në kutitë e votimit.

Tags