Apeli i Guterres për paqe dhe respekt të ndërsjellë në botë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i132770-apeli_i_guterres_për_paqe_dhe_respekt_të_ndërsjellë_në_botë
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara bëri thirrje për paqe dhe respekt të ndërsjellë në mesazhin e tij për Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 03, 2022 16:23 Europe/Tirane
  • Apeli i Guterres për paqe dhe respekt të ndërsjellë në botë

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara bëri thirrje për paqe dhe respekt të ndërsjellë në mesazhin e tij për Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, lëshoi një mesazh të dielën më 2 tetor në të cilin deklaroi: “Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës jo vetëm që shënon përvjetorin e lindjes së Mahatma Gandit, por edhe nderon vlerat që ai ishte simbol i tyre për dekada me radhë.  Paqja, respekti i ndërsjellë dhe dinjiteti janë bazë e përbashkët për çdo person. Bota nuk do t'i braktisë këto vlera".

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara deklaroi: "Ne tani jemi dëshmitarë të rritjes së konflikteve dhe kaosit klimatik, varfërisë, urisë dhe thellimit të pabarazive, paragjykimeve në rritje, racizmit dhe urrejtjes dhe një sistem financiar global të falimentuar moralisht".
Sipas Guterres, bota mund t'i tejkalojë këto sfida duke pranuar vlerat e Gandit dhe duke punuar përtej kulturave dhe kufijve për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe më paqësore për të gjithë, duke investuar në shëndetësi, arsim, punë të denjë dhe mbështetje sociale për njerëzit për të shmangur dekadencën dhe problemet e tyre në kohë nevoje dhe duke garantuar akses për të gjitha vendet në shërbimet financiare dhe duke reduktuar borxhet e tyre.
Në qershor të vitit 2007, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë duke caktuar 2 tetorin, ditëlindjen e liderit të ndjerë të lëvizjes për pavarësi të Indisë, Mahatma Gandhi, si Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës.