Çmimi Nobel në Fizikë këtë vit shpërblen kërkimin në mekanikën kuantike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i132810-Çmimi_nobel_në_fizikë_këtë_vit_shpërblen_kërkimin_në_mekanikën_kuantike
Çmimi Nobel i këtij viti në Fizikë shpërblen kërkimin në mekanikën kuantike - shkencën që përshkruan natyrën në shkallët më të vogla.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 04, 2022 14:38 Europe/Tirane
  • Çmimi Nobel në Fizikë këtë vit shpërblen kërkimin në mekanikën kuantike

Çmimi Nobel i këtij viti në Fizikë shpërblen kërkimin në mekanikën kuantike - shkencën që përshkruan natyrën në shkallët më të vogla.

Çmimi shkon për francezin Alain Aspect, amerikanin John Clauser dhe austriak Anton Zeilinger.

Puna e tyre mund t'i hapë rrugën një gjenerate të re kompjuterësh dhe sistemesh telekomunikuese të fuqishme, të cilat janë të pamundura për t'u depërtuar.

Ata do të ndajnë çmimin prej 10 milionë kronash suedeze (800,000 £).

Këta tre laureatë kryen eksperimente novator duke përdorur gjendje kuantike të ngatërruara, ku dy grimca nën-atomike sillen si një njësi e vetme edhe kur janë të ndara.

Alain Aspect, 75 vjeç, është i lidhur me Université Paris-Saclay dhe École Polytechnique, Palaiseau. John Clauser, 79 vjeç, drejton kompaninë e tij në Kaliforni. Anton Zeilinger, 77 vjeç, është i atashuar në Universitetin e Vjenës.

Eva Olsson, një anëtare e Komitetit Nobel për Fizikë, tha se çmimi nderon “punën novatore” të ekipit prej tre shkencëtarësh. Ajo vuri në dukje se shkenca kuantike e informacionit ka implikime të gjera në fusha të tilla si transferimi i sigurt i informacionit dhe llogaritja kuantike.“Shkenca kuantike e informacionit është një përpjekje e gjallë dhe me zhvillim të shpejtë,” tha ajo. “Parashikimet e saj kanë hapur dyert në një botë tjetër dhe gjithashtu kanë tronditur themelet e mënyrës se si ne interpretojmë matjet.”