Zelenski nënshkroi dekretin "jo negociata me Putinin".
https://parstoday.ir/sq/news/world-i132852-zelenski_nënshkroi_dekretin_jo_negociata_me_putinin_.
Volodimir Zelenski të martën nënshkroi një dekret në lidhje me zbatimin e vendimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës për pamundësinë e negociatave me Vladimir Putin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 05, 2022 05:24 Europe/Tirane
  • Zelenski nënshkroi dekretin

Volodimir Zelenski të martën nënshkroi një dekret në lidhje me zbatimin e vendimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës për pamundësinë e negociatave me Vladimir Putin.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, uebfaqja e Presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski, publikoi një deklaratë dhe njoftoi: "Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, duke marrë parasysh rezultatet e një takimi në selinë e Komandës së Përgjithshme dhe gjithashtu pasi dëgjoi raportet e anëtarëve të këtij këshilli, vendosi të nxjerrë një dekret lidhur me pamundësinë e negociatave me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. “Sipas këtij raporti, Zelenski ka nxjerrë këtë dekret, i cili hyn në fuqi nga data e publikimit dhe e bën të pamundur negocimin me Presidentin e Rusisë. Ky ishte një reagim ndaj miratimit të dokumentit të aneksimit të katër rajoneve Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia në Këshillin e Federatës së Rusisë. Presidenti i Ukrainës gjithashtu rekomandoi që Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes së vendit të miratojë me shpejtësi projektligjet për sanksionet e duhura dhe përgjigjet e tjera ndaj përshkallëzimit të tensionit me Federatën Ruse.  Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes më 30 shtator, presidenti i Ukrainës tha se Kievi është i gatshëm të negociojë me Moskën, por negociatat do të zhvillohen vetëm kur të ndryshojë presidenti në Rusi.