Protestuesit ndërprenë fjalimin e kryeministres britanike
Protestuesit ndërprenë fjalimin e kryeministres britanike Liz Truss në konferencën e partisë konservatore në pushtet.
Ditët e fundit, u zhvilluan demonstrata masive në shenjë proteste kundër politikave mjedisore të qeverisë britanike, si dhe ndaj një rritjeje të mprehtë të çmimit të faturave të energjisë. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Liz Truss, kryeministrja e re e Britanisë së Madhe, të mërkurën, në fjalimin e saj të parë në konferencën e partisë konservatore në pushtet në Birmingham, teksa vlerësoi qëndrimet e qeverisë së saj në fusha të ndryshme, u përball me protestën e dy ambientalisteve britanike. Këto dy gra protestuese teksa mbanin në duar një flamur me logon e Partisë së Gjelbër, që mbështet mjedisin, me thirrje të forta ndërprenë kryeministren. Në flamurin e këtyre grave protestuese shkruhej: "Kush e votoi këtë?" Pas zhurmës së këtyre dy grave protestuese, kryeministrja britanike ndërpreu fjalën e saj dhe iu drejtua të pranishmëve në konferencë dhe forcave të sigurisë duke thënë: “Nxirrini jashtë”. Në fjalën e saj kryeministrja britanike njoftoi gjithashtu se mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, në një situatë kur rritja e kostos së jetesës dhe çmimi i faturave të energjisë ka ngritur zërin e protestës së popullit britanik.