Rusia u bë pronare e termocentralit bërthamor Zaporizhia
https://parstoday.ir/sq/news/world-i132904-rusia_u_bë_pronare_e_termocentralit_bërthamor_zaporizhia
Sipas dekretit të Presidentit të Rusisë, ky vend u bë zyrtarisht pronar i termocentralit bërthamor Zaporizhia në jug të Ukrainës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 06, 2022 06:41 Europe/Tirane
  • Rusia u bë pronare e termocentralit bërthamor Zaporizhia

Sipas dekretit të Presidentit të Rusisë, ky vend u bë zyrtarisht pronar i termocentralit bërthamor Zaporizhia në jug të Ukrainës.

Sipas AFP, sipas dekretit të nënshkruar nga presidenti rus Vladimir Putin, Rusia u bë zyrtarisht pronare e termocentralit bërthamor Zaporizhia në Ukrainën jugore. Rusia që në fillim të marsit e kishte vënë këtë termocentral nën rrethimin e saj ushtarak. Menjëherë pas njoftimit, shefi i IAEA Rafael Grossi, i cili ishte planifikuar të udhëtonte për në Kiev dhe Moskë këtë javë, njoftoi udhëtimin e tij në kryeqytetin ukrainas për të diskutuar krijimin e një zone tampon rreth zonës së tërmocentralit. Ky termocentral bërthamor, i cili është termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, ndodhet në rajonin Zaporizhia.  Zaporizhia është një nga territoret ukrainase që javën e kaluar iu bashkua zyrtarisht Rusisë.  Kjo zonë ndodhet pranë kufirit midis zonave nën kontrollin e Kievit dhe zonave nën pushtimin e Moskës. Dekreti rus thotë se "qeveria do të sigurojë që objektet bërthamore të termocentralit të konsiderohen asete federale". Nga ana e saj, organizata ukrainase e energjisë bërthamore, Energotom, e konsideroi urdhrin e Vladimir Putin "të pavlefshëm, absurd dhe të pabalancuar". Termocentrali Zaporizhia do të vazhdojë të funksionojë në Ukrainë, në përputhje me ligjet e Ukrainës dhe në sistemin energjetik të Ukrainës, njoftoi organizata Energotom.