Greva e pilotëve në Gjermani dhe bllokimi i 30 mijë pasagjerëve
Greva njëditore e pilotëve të linjës ajrore gjermane Eurowings, e cila është planifikuar të mbahet sot (e enjte), do të ndikojë negativisht mbi të paktën 30 mijë pasagjerë dhe do të bëjë që ata të bllokohen nëpër aeroporte.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se zyrtarët e linjës ajrore gjermane Lufthansa njoftuan se po përpiqen të zvogëlojnë përmasat e kësaj greve njëditore, e cila supozohet të bllokojë nëpër aeroporte të paktën 30,000 pasagjerë.
Prandaj, sipas raportit, kompania ajrore Eurowings, e cila është një degë e kompanisë ajrore gjermane Lufthansa dhe kryen fluturime me kosto të ulët në Evropë; pritet që të realizojë gjysmën e fluturimeve të planifikuara ose të paktën rreth 500 fluturime të kësaj kompanie.
Reuters shtoi më tej se Sindikata e Pilotëve dhe Inxhinierëve të Fluturimit me bazë në Frankfurt të Gjermanisë,të martën e kaluar pas 10 raundeve negociatash të dështuara, ka deklaruar një grevë . Pilotët e Eurowings duan të zvogëlojnë ngarkesën e punës, të tilla si zvogëlimi i kohës që një pilot duhet të jetë në detyrë ose rritja e periudhave të pushimit.
Eurowings tha në një deklaratë se këto kërkesa rrezikojnë jetën e linjës ajrore. Eurowings fluturon në 130 destinacione me një flotë prej mbi 100 avionësh.