Blinken: Uashingtoni po shqyrton një reagim të përshtatshëm ndaj Arabisë Saudite
(last modified Sat, 08 Oct 2022 06:18:09 GMT )
Tetor 08, 2022 08:18 Europe/Tirane
  • Blinken: Uashingtoni po shqyrton një reagim të përshtatshëm ndaj Arabisë Saudite

Pas vendimit të OPEC+ për të reduktuar prodhimin e naftës, Sekretari i Shtetit i SHBA-së njoftoi përgatitjet e vendit për t'i dhënë përgjigjen e duhur Arabisë Saudite.

Sipas Reuters, Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken në një konferencë për shtyp në Lima, kryeqyteti i Perusë, në reagim ndaj vendimit të fundit të OPEC+ për të reduktuar prodhimin e naftës, tha se vendi i tij po shqyrton një përgjigje të përshtatshme ndaj Arabisë Saudite, duke përfshirë marrëdhëniet me këtë vend. Lidhur me këtë, Blinken deklaroi: Lidhur me marrëdhëniet tona të ardhshme me Arabinë Saudite, ne në konsultim me Kongresin po shqyrtojmë disa përgjigje të mundshme dhe të përshtatshme. Ai vazhdoi: Ne definitivisht nuk do të ndërmarrim asnjë veprim që është në kundërshtim me interesat tona. Komentet e Blinken për marrëdhëniet me Riadin vijnë pasi OPEC + të mërkurën ra dakord për të ulur ndjeshëm prodhimin e naftës.  Vendimi kufizon më tej furnizimin në një treg tashmë në telashe dhe ka të ngjarë të rrisë çmimet e benzinës pak përpara zgjedhjeve afatmesme në nëntor. Biden në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me vendimin e OPEC gazetarëve u tha: "Ne po shohim alternativat që mund të kemi. Ka shumë opsione, por ende nuk kemi vendosur”. Këtë javë, Biden i kërkoi administratës së tij dhe Kongresit të eksplorojnë mënyra për të rritur prodhimin e energjisë në SHBA dhe për të reduktuar kontrollin e OPEC-ut mbi çmimet e energjisë.  Disa nga opsionet e tij përfshijnë tërheqjen e më shumë naftë nga rezervat strategjike të naftës ose marrjen parasysh të kufizimit të eksporteve të energjisë nga kompanitë amerikane. Biden shkoi në Arabinë Saudite në korrik, por udhëtimi ishte pa një marrëveshje me grupin OPEC + për të ndihmuar në uljen e çmimeve të benzinës, që mbetet një problem i madh politik për Biden në Shtetet e Bashkuara.  Në përgjigje të pyetjes nëse i vjen keq për vendimin e tij për të udhëtuar në Arabinë Saudite, Biden pohoi se ky udhëtim nuk kishte të bënte me naftën, tema e atij udhëtimi ishte Lindja e Mesme, Izraeli dhe qëndrimet racionale. Shtëpia e Bardhë në muajt e fundit ka kërkuar çmime më të ulëta të karburantit pasi Biden urdhëroi një seri tërheqjesh nga rezervat strategjike të naftës.  Inflacioni i lartë mbetet një problem politik për presidentin amerikan dhe ulja e çmimeve konsiderohet një fitore e rëndësishme. Vendimi i OPEC+ mund të rrezikojë këtë proces dhe t’i sjellë përfitime Rusisë, e cila është nën sanksionet e SHBA.

 


 

Tags