Shpërthime të shumta në Kharkiv të Ukrainës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i132996-shpërthime_të_shumta_në_kharkiv_të_ukrainës
Disa shpërthime tronditën qytetin Kharkiv në lindje të Ukrainës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 08, 2022 04:48 Europe/Tirane
  • Shpërthime të shumta në Kharkiv të Ukrainës

Disa shpërthime tronditën qytetin Kharkiv në lindje të Ukrainës.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, shpërthimet ndodhën të shtunën në mëngjes në qytetin e Kharkiv, disa orë pasi Rusia përqendroi sulmet e saj në zonat e aneksuara të Ukrainës. Nuk ka ende të dhëna për viktima nga këto shpërthime. Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Tarkhov në telegramin e tij shkroi se këto shpërthime shkaktuan një zjarr në një nga qendrat mjekësore të qytetit dhe në një ndërtesë jo-rezidenciale. Në zona të tjera të aneksuara nga Moska, Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi të premten se forcat e saj zmbrapsën një sulm ukrainas pranë qytetit Liman dhe rimorën tre fshatra në lindje të Donetskut. Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski të premten në një video-fjalimi mbrëma pohoi se këtë javë ushtria e vendit ka rimarrë 776 kilometra katrorë nga zonat lindore dhe 29 qytete, duke përfshirë 6 qytete në rajonin e Luhanskut, i cili u aneksua nga Rusia. Pas miratimit të traktateve që lidhen me pranimin e republikave të Donetskut dhe Volohanskut dhe rajoneve Kherson dhe Zaporizhia në Rusi nga Këshilli i Federatës Ruse dhe Dumas së Shtetit të këtij vendi,  presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi ligjet e aneksimit të këtyre rajoneve në territorin e Rusisë.